Osmani thotë se në takimin me Battel diskutoi për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i tregtisë Xavier Bettel, me të cilin u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Në…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i tregtisë Xavier Bettel, me të cilin u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova vazhdon të mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj në këtë drejtim ka bërë përparim të dukshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Më tej, Presidentja Osmani potencoi se progresi në Agjendën e Reformave Evropiane, reflekton një gatishmëri të fortë për anëtarësim në BE.
“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel, për t`i diskutuar prioritetet tona të përbashkëta dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka thekuar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani përgëzoi ministrin Bettel për objektin e ri të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, i cili inaugurohet sonte, duke shfaqur besimin se kjo krijon parakushte për intensifikim të raporteve ndërmjet dy shteteve.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministri Bettel, kanë diskutuar edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.