Osmani takohet me Abazoviqin, tregon për temat që diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.

Lajme

12/03/2022 16:16

Takimi mes tyre është zhvilluar derisa të njëjtit po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antali të Turqisë, shkruan lajmi.net.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Osmani ka njoftuar se me Abazoviqin kanë diskutuar për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/