Osmani: Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se marrëveshja për njohje është arritur sot në Riad, me ndërmjetësimin e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin…
Lajme
Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se marrëveshja për njohje është arritur sot në Riad, me ndërmjetësimin e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, raporton lajmi.net
“Me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë i Osmanit:
Siria njeh Kosovën! 

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.
Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.
Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!/Lajmi.net/