Osmani-Rohde: Gjermania, aleate strategjike e Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe sigurisë në vend. Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve…

Lajme

24/04/2024 18:58

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe sigurisë në vend.

Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Në këtë kontekst ajo ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit, ndërmjet të dy shteteve. Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike.

Postimi i plotë: