Osmani pret në takim kryeparlamentaren sllovene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Takimi është duke u zhvilluar në presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, raporton Ekonomia Online. Kryetarja Klakočar Zupančič, është takiar sot gjatë ditës edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e cila…

Lajme

01/07/2024 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Takimi është duke u zhvilluar në presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja Klakočar Zupančič, është takiar sot gjatë ditës edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e cila pas takimit në një konferencë për media ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë përpara, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën.

Kryetarja Klakočar Zupančič gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me  ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.