Osmani përshëndet ish-presidentët të pranishëm në inaugurimin e Shiroka-Pulës, por nuk ia zgjatë dorën Kurtit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Osmani, e cila ishte në mesin e ish-presidentëve, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë u përshëndet me të pranishmit dhe bashkëbisedoi me disa prej tyre. Megjithatë, në një moment të ceremonisë, Osmani nuk u…
Lajme
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Osmani, e cila ishte në mesin e ish-presidentëve, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë u përshëndet me të pranishmit dhe bashkëbisedoi me disa prej tyre.

Megjithatë, në një moment të ceremonisë, Osmani nuk u përshëndet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili ndodhej pranë ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
Momenti është vërejtur gjatë lëvizjes së Osmanit në mesin e të pranishmëve, teksa ajo vazhdoi të përshëndeste dhe t’u fliste personave të tjerë në ceremoni.
Osmani dhe Kurti kanë pasur përplasje të vazhdueshme politike gjatë mandatit të fundit./Lajmi.net/