Justina Shiroka-Pula në krye të Presidencës, zhvillohet ceremonia e inaugurimit
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur sot në Presidencë. Në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, familjarë të Presidentes së re, si dhe mysafirë vendorë e ndërkombëtarë. Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës nga Kuvendi në votimin e zhvilluar natën…
Lajme
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur sot në Presidencë.
Në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, familjarë të Presidentes së re, si dhe mysafirë vendorë e ndërkombëtarë.
Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës nga Kuvendi në votimin e zhvilluar natën e 6 tetorit, duke marrë 81 vota të deputetëve. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin kushtetues para deputetëve, duke marrë zyrtarisht mandatin e saj si Presidente e vendit.
Në fjalimin e saj pas zgjedhjes, Shiroka-Pula tha se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror, ndërsa u zotua se do të punojë për unitetin, drejtësinë, zhvillimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.
Me ceremoninë e sotme është formalizuar edhe kalimi i detyrës nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, te Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula.
Shiroka-Pula është Presidentja e re e Republikës së Kosovës pas zgjedhjes së saj nga Kuvendi me 81 vota. /Lajmi.net/