Osmani për qëndrimin e Kurtit: Ajo ishte konferencë për media, s’ishte vendim i qeverisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas mbledhjes së Kryesisë ku është vendosur që seanca e Parlamentit për taksën të mbahet më 2 mars, të hënën.

Lajme

28/02/2020 14:53

Osmani, duke folur për deklarimin e mbrëmshëm të kryeminstrit Kurti, tha se deklarata në fjalë nuk përbën vendim, dhe se e njëjta ishte konferencë, shkruan lajmi.net.

“Ajo ishte një konferencë, kush do si ta quaj, sepse vendimet merren në qeverinë e Kosovës. Sepse për tema të tilla duhet të ketë gjithmonë konsultime. Pra ky është një vendim ekskluziv i Qeverisë së Kosovës. Pra ka propozim,  dhe në momentin që ka dakordim të plotë, atëherë besoj që do të tejkalohen të gjitha dallimet”, tha ajo.

Osmani tha se për tema të tilla duhet të flitet me një zë, dhe se sipas saj koalicioni po funksionon shumë mirë, dhe se dallimet e vogla do të  asgjësohen.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se më vonë gjatë ditës do të ketë takim me kryeministrin Kurti për çështjen e taksës. /Lajmi.net/