Osmani: Pati qëndrime të ndryshme, por ekziston një disponim minimal- nëse situata zvarritet mund ta dërgoj çështjen në Kushtetueses

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar para mediave në lidhje me takimin që pati me liderët e partive politike në vend. Pas ngërçit politik në vend që nga zgjedhja e 9 shkurtit- e më pas nga seanca e parë si përpjekje për konstituimin e kuvendit më 15 prill e tutje liderët partiak u takuan…

Lajme

15/05/2025 15:46

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar para mediave në lidhje me takimin që pati me liderët e partive politike në vend.

Pas ngërçit politik në vend që nga zgjedhja e 9 shkurtit- e më pas nga seanca e parë si përpjekje për konstituimin e kuvendit më 15 prill e tutje liderët partiak u takuan sot me Osmanin ku  diskutuan për zhvillimet e fundit.

Pavarësisht diskutimeve që patën, liderët partiak tashmë bën të ditur se nuk pati ndonjë rezultat.

E në deklarim për media, Osmani tha se nga ky takim pati “shenja” pozitive që mund të qojnë në përafrime të qëndrimeve, por në rast se ky proces zvarritet tej masë ndoshta do të duhet që ajo ta çoj më pas çështjen në Kushtetuese.

“Në takimin e parë sot me liderët e partive kyçe në vend. Sot bëhet një muaj nga seanca e parë e kuvendit të cilën e kam thirru me 15 prill, por fatkeqësisht pas 16 përpjekjesh s’ka pasur rezultat në konstituim. Moskonstituimi i instucioneve mund ti duket dikujt që dëmton vetëm politikanë apo parti të caktuara, pro megjithatë pasojat kryesore i bart vendi ynë dhe të gjithë qytetarët. Kjo është arsyeja pse në zbatim të kompetencat kushtetuese kam ftuar sot partitë kryesore politike e pak më vonë edhe ato nga komunitetet jo-shumicë sa i përket konstituimit të kuvendit. Kushtetuta parasheh që parimi i ndarjes së pushteteve është një ndër vlerat dhe parakushtet e funksionimit kushtetues dhe një ndër shtyllat që parashihet aty është edhe legjislativi. Më mungesën e kuvendit funksional po rrezikohet ky parim kushtetues. Në takimin e parë i kam inkurajuar liderët që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues, të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstiutimin e kuvendit që përveç që siguron funksionimin e institucioneve, do të hapte dhe rrugë për formimin e qeverisë së re.Në këtë takim, fillimisht u ftuan subjektet kryesore parlamentare, e bazuar në kërkesat që vinë do të takojmë edhe liderët e tjerë. Është vetëm takimi i parë e javën e ardhshme do të mund të takojë edhe liderët e partive të tjera.Sa për sqarim këto nuk janë takime apo konsultime për krijimin e qeverisë së re pasi këto i takojnë negociatave ndërmjet partive politike dhe presidenca nuk përfaqëson ndonjë parti- por përkundrazi. Diskutimet sot kanë qenë të fokusuara tek çështja e konstituimit të kuvendit. Çfarë kam përmendur është se disa prej pasojave që po ballafaqohet vendi ynë nga kjo gjendje përfshin zvarritjen e panevojshme të procesit të disbursimit nga planet e të BE-së, diku rreth 900 milionë euro do të ishte përfitimi i Kosovës sikur kuvendi të ratifikonte instrumentin apo marrëveshjen në mes Kosovës dhe BE-së. Diskursimi shkon në afër 900 milionë euro, apo e bën vendin me përfitimin më të madh nga BE-ja. Pra nuk preket nga masat e BE-së, por i menjëhershëm do të ishte përfitimi, e pastaj edhe zvarritja e panevojshme në proceset e …por edhe të ligjeve të vendit tonë në mbrojtje të qytetarëve, por edhe besimi i qytetarëve në institucione, por edhe dëmtimi i imazhit të shtetit ndërkombëtarisht”, deklaroi Osmani, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se përgëzon liderët pjesëmarrës për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme.

“Dua t’i përgëzoj liderët pjesëmarrës për qasjen e tyre konstruktive sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave siç e dini edhe ju vetë e secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet një zgjidhje që të konstituohet kuvendi as më parë, e të kemi legjislativ funksional.Në qoftë se mund të them kështu është se ekziston një disponim minimal, që jam e bindur se do të rritet me kalimin e kohës e që shpresojë që s’do të jetë shumë kohë e gjatë, e çka ka dëshmuar takimi i sotëm është që dialogu politik e konstruktiv është i domosdoshëm. Është i domosdoshëm për institucionet, që të shihet e të ndihet për qytetarët e për imazhin që krijon Kosova në arenën ndërkombëtare. Diskutuam edhe për zbrazëtirat kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 ku nuk caktohet ndonjë afat, e ku ka gjëra ku janë sqaruar shumë mirë e që tani janë subjekt i interpretimeve të ndryshme. Si presidente kam shprehur gatishmërinë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, megjithëse për momentin mendoj se duhet vazhduar tendencë që me vullnetin e partive politike por meqë kjo zvarritet shumë ka një opsion që vetë deputetët të shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep neni 113 i kushtetutës, deri tani AAK- ja ka kontestuar një vendim por që lidhet me formën e votimit, jo me proceset e tjera. Mënyra tjetër është që unë si presidente të shfrytëzojë mënyrat kushtetuese et ‘i drejtohem gjykatës. Para liderëve është nëse do të kishte pajtim nga ana e tyre s’kam problem ta dërgojë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese.Nuk pati ndonjë kundërshtim nga asnjë prej tyre po presim nëse ditët në vijim do arrijnë në ndonjë marrëveshje për konstituim të kuvendit, para se të procedojmë me diçka të tillë nga presidenca. Takimet do të vazhdojnë, diskutimet do të vazhdojnë, dialogu politik është i domosdoshëm për të shtensionuar situatën politike në vend.Siç e kemi parë në të kaluarën.Kurse sa i përket involvimit të Gjykatës Kushtetuese kam shprehur gatishmëri, s’ka pasur kundërshtim por le të shohim nëse partitë politik do të arrijnë ndonjë pajtim.Pas pak e kemi edhe takimin me komunitetet jo-shumicë, pro për atë takim do t’ju njoftojmë përmes zyrës për media.E për takime nga java e ardhshëm e tutje do të njoftoheni secili për rezultatet”, përfundoi ajo./Lajmi.net/