Osmani pas zhvillimeve në Poloni: Uniteti i botës demokratike qëndron i palëkundur

Edhe presidentja Osmani ka reaguar për zhvillimet e fundit në Poloni ku po raportohet se raketat ruse kanë goditur një fshat në kufi me Ukrainën duke lënë dy persona të vrarë. Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë dhe NATO-n. Ajo ka shprehur…

Bota

15/11/2022 23:05

Edhe presidentja Osmani ka reaguar për zhvillimet e fundit në Poloni ku po raportohet se raketat ruse kanë goditur një fshat në kufi me Ukrainën duke lënë dy persona të vrarë.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë dhe NATO-n.

Ajo ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/