Osmani ndan medalje presidenciale për mërgimtarët në ShBA që kontribuan për liri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar mërgatën shqiptaro-amerikane. Osmani i ka ndarë medalje presidenciale diasporës amerikane për mërgimtarët që kontribuan për liri të Kosovës. “Përgjatë viteve 80’ta dhe viteve 90’ta kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës dhe gjenocidal i Millosheviqit, mërgata…

Lajme

12/07/2025 20:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar mërgatën shqiptaro-amerikane.

Osmani i ka ndarë medalje presidenciale diasporës amerikane për mërgimtarët që kontribuan për liri të Kosovës.

“Përgjatë viteve 80’ta dhe viteve 90’ta kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës dhe gjenocidal i Millosheviqit, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i besës dhe shpresës, jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë”, tha Osmani.

Në këtë ceremoni janë ndarë medalje si “Urdhri i Pavarësisë” dhe “Hasan Prishtina”.