Osmani mbjellë një pemë përpara Kuvendit me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit

Vjosa Osmani ka mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

05/06/2020 14:22

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga nënkryetari Kujtim Shala dhe bashkëpunëtorët, kanë mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të këtij institucioni, shkruan EO.

Dita Botërore e Mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti.

Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.