Osmani: E vërteta historike e UÇK-së është themel i shtetit- Le ta ruajmë Kosovën si amanet, e ta ndërtojmë të ardhmen me guxim

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca solemne me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për të sjellë këtë liri. “18 vjet më parë, Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi duke dëshmuar kështu se…

Lajme

17/02/2026 11:04

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca solemne me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për të sjellë këtë liri.

“18 vjet më parë, Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi duke dëshmuar kështu se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme.18 vjet më parë , Kosova u shpallë shtet i lirë , i pavarur dhe sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimbshëm, por duke hapur një kapitull të ri të historisë sonë.Pavarësia u fitua me mund, gjak e sakrificë shekullore. U ndërtua nga ta që u persekutuan, u burgosën, u luftuan, por asnjëherë nuk u nënshtruan. Sot me respektin më të thellë përulemi me kujtimin e atyre burrave e grave që ranë për këtë ditë, në mënyrë që Kosova të jetë Republikë.Qëndron vizioni i presidenti tonë historik Rugova, arkitektit të pavarësisë sonë me vizion të palëkundur në lirinë e dinjitetin tonë udhëhoqi vendin në kohët më të rënda, e duke i dhënë legjitimitet.Historia jonë mban emrin e komandantit Adem Jashari e familjes së tij heroike e burrave e grave të UÇK-së. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj e përgjigja e një populli të shtypur gjenocodial. Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe e domosdoshme”,deklaroi Osmani.

Ajo tha se çdo përpjekje për të njollosur atë është jo vetëm e padrejtë, por edhe historikisht e papranueshme.

“Krerët e UÇK-së që sot gjinden në Hagë bashkë me mijëra luftëtarë të tjerë e me mbështetjen e palëkundur të Kosovës u ngritën me liri e dinjitet për të jetuar të lirë në atdhe, prandaj çdo përpjekje për të barazuar luftën tonë me krimet gjenodciale të Serbisë jo vetëm që minon drejtësinë, por edhe dëmton themelet e paqes afatgjate në rajonin tonë. E vërteta historike e UÇK-së është themel i shtetit dhe s’mund të rishkruhet nga askush që tenton të rishkruajë historinë.Sot më shumë se kurrë e kemi për të detyrë të qëndrojmë së bashku, asnjë dallim  yni i së kaluarës apo së tashmes s’duhet të jetë pengesë për luftën tonë çlirimtare sepse kështu e mbrojmë lirinë, pavarësinë dhe ekzistencën e shtetit tonë. Sepse mbi çdo dallim, ekziston përgjegjësia jonë e përbashkët, për ta mbrojtur këtë shtet, që është rezultat i një sakrificë shekullore.Duke mbrojtur të vërtetën ne mbrojmë vet shtetësinë tonë e këtë do ta bëjmë për sa të jetë jeta.Detyra jonë sot është që liria të jetë e denjë, për secilin dëshmorë e martir që dha jetën për liri”,tha Osmani, shkruan lajmi.net.

Ajo ka falënderuar edhe SHBA-të e vendet mike të BE-së të cilat ndihmuan Kosovën në këtë rrugëtim të lirisë e pavarësisë.

“Sot falënderoj të gjithë aleatët tanë, aleat të cilët i ndërtuam me mençurinë dhe vizionin e presidentit historik Ibrahim Rugova e bura e gra që qëndruan pranë tij në ndërtimin e këtyre aleancave që do t’i mbrojmë me çdo kusht.Faleminderit Amerikës, aleatin tonë strategjik, e çdo shtet evropian e partnerët tanë që qëndruan pranë Kosovë kur liria dukej e largët dhe e pamudnur. Pa përkrahjen e tyre diplomatike e ushtarake, ëndrra jonë për  liri do të ishte akoma e largët. Sot pas 18 vitesh shtetësi kemi arritur shumë, por kemi akoma shumë rrugë për të bërë përpara. Ta shndërrojmë Kosovën në shtet të fortë e me demokraci të paanshme me integrim në BE, e mbi të gjitha në shpresë për të rinjtë tanë.Le ta ruajmë Kosovën si amanet, e ta ndërtojmë të ardhmen me guxim e ta ruajmë lirinë si vlerën më të shenjtë e të ndërtojmë shtetin si shtëpi të sigurtë për të gjithë brezat që vijnë pas nesh. Rroftë Republika e Kosovës për mot e jetë.”./Lajmi.net/