Osmani e falenderon Turqinë për sistemet raketore anti-tank që i pranoi sot Kosova

Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Turqinë për sistemet raketore anti-tank OMTAS që sot i pranoi Kosova, e që ishin blerë nga ky shtete në dhjetor të vitit 2023. Në faqen e saj në Facebook, Osmani ka ndarë foto të sistemeve të pranuar shkruar në turqisht “Faleminderit Turqi”, teksa ka vendosur flamujt e dy vendeve. Për…

Lajme

06/01/2026 22:28

Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Turqinë për sistemet raketore anti-tank OMTAS që sot i pranoi Kosova, e që ishin blerë nga ky shtete në dhjetor të vitit 2023.

Në faqen e saj në Facebook, Osmani ka ndarë foto të sistemeve të pranuar shkruar në turqisht “Faleminderit Turqi”, teksa ka vendosur flamujt e dy vendeve.

Për pranimin e dërgesës me këto sisteme, njoftoi Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.