Osmani – Costas: Është koha të hiqen masat ndaj Kosovës, të na njohin pesë shtetet e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë shefin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Pas këtij takimi, presidentja Osmani ka mbajtur një konferencë për media, ku u shpreh se vizita e Costas është një vizitë konkrete e angazhimit të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen…

Lajme

14/05/2025 18:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë shefin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pas këtij takimi, presidentja Osmani ka mbajtur një konferencë për media, ku u shpreh se vizita e Costas është një vizitë konkrete e angazhimit të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen në BE.

Ndër tjera ajo theksoi nevojën e heqjes së masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Sipas saj, masat po dëmtojnë qytetarët e vendit dhe kjo është një thirrje që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.

“Nevoja për hapa të guximshëm është jo thjesht një opsion, por domosdoshmëri. Është koha që kjo të refkletohet përtej fjalëve, por edhe me hapa konkretë. Shpresojmë që shtetet anëtare që më në fund të pajtohen që të hiqen masat që po dëmtojnë qytetarët tonë. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi, një fuqi larg jetësimit të ëndrrës europiane. Vonesë më shumë të zgjerimit. Është koha përfundimtare të trajtohet aplikimi me prioritet dhe të mandatohet edhe komisioni”, u shpreh e para e vendit.

Po ashtu, ajo foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, teksa tha se duhet të merret me seriozitet dhe të mosmbetet një dokument i arkivuar.