Osimhen në udhëkryq – e duan Man United e Arsenal, agjenti i lojtarit takohet me presidentin e Napolit

Victor Osimhen është në mesin e lojtarëve me vëmendjen më të madhe para merkatos së verës.

Sport

28/04/2022 12:16

Sulmuesi i Napoli ka gëzuar një formë të lartë dhe kjo ka bërë që interesimi për të të jetë jashtëzakonisht i madh.

Manchester United dhe Arsenal janë dy skuadrat që janë vënë pas tij, përcjell lajmi.net. United shihet si skuadra në ‘Pole-position’ për nënshkrimin e tij.

Por, ka një problem. Osimhen dëshiron që sezonin tjetër të luajë në Champions League. Kjo e lë prapa Unitedin.

Në anën tjetër, agjenti i Osimhen është takuar me presidentin e skuadrës së Napoli, Aurelio De Laurentiis.

Ata kanë negociuar mundësinë për largimin e nigerianit drejt United apo Arsenal.

Napoli thuhet se presin për një ofertë që shkon mbi 100 milionë euro. Arsenal vështirë se ka një të tillë në dispozicion.

Mbetet të shihet gjatë verës së si do të përcaktohet e ardhmja e Victor Osimhen. /Lajmi.net/