Osimhen i Napolit lëndohet në stërvitje

Victor Osimhen është lënduar gjatë seancave stërvitore me Napolin.

Sport

06/04/2022 16:10

Lajmin e bën të ditur Football Italia, ku ndër të tjera thotë se është në dyshim për ndeshjen e fundjavës ndaj Fiorentinës.

Vetë skuadra e Napolit tregon se futbollisti e la stërvitjen më herët sesa lojtarët e tij për shkak të këtij lëndimi, shkruan lajmi.net.

Përkundër që lojtari mungoi për një kohë realitivisht të gjatë edhe në pjesën e parë të sezonit, ai ka arritur të shënojë 15 gola në 25 paraqitje me katër herë kampionët italianë.

“Napoletanët” janë vetëm një pikë larg Milanit kryesues në Serie A. /Lajmi.net/