Ose bashkëqeverisje me PDK-në, ose zgjedhje të reja

Analistët vlerësojnë se kriza politike është ende e pranishme, edhe pse tashmë Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj, nëpërmjet vendimit me të cilin e rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit, për shkak se procedura e zgjedhjes së tij sipas gjykatës rezultoi jo kushtetuese.

Lajme

24/08/2014 10:56

Sipas analistëve, nëse blloku opozitar vazhdon me bllokim, atëherë vendi mund të shkojë në tjera zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse është kërkesë e shoqërisë civile në vend si dhe miqve ndërkombëtar që të shmanget ky opsion, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ekspertët juridikë arsyeja kryesore për rrezikun e thellimit të krizës institucionale qëndron në faktin se partitë politike luftën e tyre të paskrupullt po e bëjnë për të ardhur në pushtet e jo për shtet. (Kosova Sot)