OSBE dënon heqjen e pllakës përkujtimore të dy gazetarëve serbë në Kosovë, iu bën thirrje autoriteteve të hetojnë rastin
Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka dënuar heqjen e pllakës përkujtimore kushtuar dy gazetarëve serbë të Kosovës në Rahovec. Ata kanë thënë se vandalizmi i përsëritur i këtij memoriali është thellësisht shqetësues. “Memorialet që nderojnë viktimat dhe personat e zhdukur duhet të respektohen dhe të ruhen. Misioni u bën thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë një…
Lajme
Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka dënuar heqjen e pllakës përkujtimore kushtuar dy gazetarëve serbë të Kosovës në Rahovec.
Ata kanë thënë se vandalizmi i përsëritur i këtij memoriali është thellësisht shqetësues.
“Memorialet që nderojnë viktimat dhe personat e zhdukur duhet të respektohen dhe të ruhen. Misioni u bën thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë një hetim të shpejtë dhe efektiv, t’i mbajnë përgjegjës ata që janë përgjegjës dhe të marrin masat e duhura për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e tyre.
Monumenti i cili u hoq të dielën u dedikohej Gjuro Slavuj-it dhe Ranko Pereniq-it, dy gazetarëve serbë, të cilët ishin rrëmbyer në vitin 1998, dyshohet nga pjesëtarë të UÇK-së, përgjatë rrugës Rahovec-Zoçisht.
Në pllakën përkujtimore ishte e shkruar në shqip dhe serbisht: “Këtu më 21 gusht 1998, janë zhdukur dy gazetarë, Gjuro Slavuj dhe Ranko Pereniq. Ne ende i kërkojmë! UNS “.
Monumenti ishte vendosur në gusht të këtij viti me rastin e 15 vjetorit të rrëmbimit të tyre.
Edhe në vitin 2012, gazetarët serbë kishin vënë një monument tjetër, i cili po ashtu ishte hequr pas një muaji.
Slavuj dhe Pereniq ishin rrëmbyer teksa po ktheheshin nga përgatitja e një raporti rreth kthimit të murgjve në Zoçisht./Lajmi.net/
Postimi i plotë: