Messi rikthehet në stërvitje me Inter Miamin
Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Inter Miamin, 10 ditë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës. Klubi amerikan publikoi pamje të 39-vjeçarit në fushën stërvitore, ku ai u pa së bashku me bashkëlojtarin Luis Suarez. Pas finales së 19 korrikut, Messi kaloi disa ditë pushimi me familjen në…
Sport
Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Inter Miamin, 10 ditë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.
Klubi amerikan publikoi pamje të 39-vjeçarit në fushën stërvitore, ku ai u pa së bashku me bashkëlojtarin Luis Suarez.
Pas finales së 19 korrikut, Messi kaloi disa ditë pushimi me familjen në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Ai ende nuk ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë të luajë për kombëtaren argjentinase.
Messi dhe Rodrigo De Paul u lejuan të mungojnë në ndeshjen e yjeve të MLS-së për shkak të angazhimeve në Kupën e Botës.
Ende nuk është konfirmuar data e rikthimit të tij në një ndeshje zyrtare, por Inter Miami do të përballet me Columbus Crew të shtunën, përpara se të nisë aventurën në Kupën e Ligave javën e ardhshme.