Hoti merr vendim: Inspektimet në vendpunishte do të bëhen me dronë, vendimi hyn në fuqi nga 1 shtatori
Ministri në detyrë i Punës, Andin Hoti, ka bërë të ditur se me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë në inspektime plotësisht digjitale. Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe sipas tij kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më…
Lajme
Ministri në detyrë i Punës, Andin Hoti, ka bërë të ditur se me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe sipas tij kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në teren.
Hoti gjithashtu bën me dije se njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Nga 1 shtatori: Inspektime vetëm digjitale dhe mbikëqyrje me dronë
Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, kam marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.
Kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren.
Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, do të iniciojmë forcimin e koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të shkëmbejnë informacion në kohë reale dhe mbikëqyrja të jetë sa më parandaluese, e jo vetëm reaguese./Lajmi.net/