Osasuna – Real Madrid mund të suspendohet, gjithçka varet nga gjyqtari

Ndesha e paraparë për sonte në orën 21:00, ndërmjet Osasunës dhe Real Madrid mund të mos mbahet shkaku i reshjeve atmosferike që po mbretërojnë në gjithë Spanjën.

Sport

09/01/2021 16:29

Natën e djeshme, La Liga konfirmoi se dy ndeshje nuk do të zhvillohen, sot edhe ndeshja e Atletico Madrid – Atheltic Bilbao është suspenduar shkaku i reshjeve atsmosferike, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” erdhën dje natën në airoportin e Pamplona dhe ata kanë zhvilluar stërvitjen e sotme, por moti i keq ka ka vënë stadiumin në kushte të këqija për ndeshje.

Tani sipas, “Marca” ndeshja është në duart e gjyqtarit të ndeshjes, por se punimet janë duke vazhduar për pastrimin e terrenit që të jetë gjithçka gati në orën 21:00.

Deri në një njoftim të ardhshëm mbetet të shihet nëse ndeshja do të zhvillohet ose jo./Lajmi.net/