Ornstein: Anthony Gordon i ka thënë Evertonit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Chelsea

Lojtari i Everton, Anthony Gordon dëshiron të transferohet te skuadra e Chelsea. Tash e sa ditë, Chelsea lidhet me transferimin e mundshëm të Anthony Gordon, madje sot kanë filluar të përmenden edhe shifra specifike. David Ornstein bën të ditur se Chelsea do të paguajnë 50+10 milionë funte për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net. Sipas Ornstein,…

Sport

23/08/2022 14:23

Lojtari i Everton, Anthony Gordon dëshiron të transferohet te skuadra e Chelsea.

Tash e sa ditë, Chelsea lidhet me transferimin e mundshëm të Anthony Gordon, madje sot kanë filluar të përmenden edhe shifra specifike.

David Ornstein bën të ditur se Chelsea do të paguajnë 50+10 milionë funte për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Sipas Ornstein, lojtari i ka thënë trajnerit të Everton, Frank Lampard, por edhe krerëve të tjerë të skuadrës, se dëshira e tij është të kalojë në ‘Stamford Bridge’.

Lojtari beson se kalimi te Chelsea do të ishte një shtysë e fortë për të, për të fituar ftesë për Kupën e Botës. /Lajmi.net/