Organizatat e George Soros bashkohen me socialistët amerikanë kundër Presidentit Trump

9:26 | 7 Shkurt 2017

Organizatat amerikane të financuara nga filantropi George Soros janë bashkuar me avokatët e Demokratëve (socialistët në SHBA) për të bërë disa padi kundër administratës së Presidentit Donald Trump për ndalimin përkohësisht të emigracionit nga shtatë shtete kryesisht myslimane.

Fondacionet për Shoqëri të Hapur të Soros kanë financuar edhe disa organizata jofitimprurëse që të bëjnë gjithashtu animime kundër urdhrit ekzekutiv të Trump që ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga këto 7 vende.

Miliarderi amerikanë ka dhënë 4.6 milionë Dollarë për Qendrën Kombëtare të Ligjit të Imigracionit dhe 621 mijë Dollarë për një tjetër qendër drejtësie të cilat i janë bashkuar padisë kundër administratës Trump, shkruan Sputnik.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Schneiderman dhe 15 avokatë të tjerë shtetërorë kanë paraqitur një deklaratë të përbashkët duke dënuar urdhrin e Presidentit Trump dhe duke e quajtur “jokushtetues”.

Eric Schneiderman është fotografuar gjithashtu me djalin e miliarderit George Soros, Alex Soros duke ngjallur polemika. /SYRI.net/