Operohet Arthur, ja sa do të mungojë

Mesfushori i Juventusit Arthur Melo është operuar sot.

Sport

16/07/2021 21:12

Arthur u bashkua me Juventusin verën e kaluar si pjesë e shkëmbimit me Miralem Pjanic që kaloj te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Mesfushori që nga ardhja në Itali, ka kaluar një përiudhë të vështirë dhe me shumë lëndime.

Së fundmi klubi italian ka informuar se braziliani është operuar dhe do të jetë ajshtë fushe për afro tre muaj.

Njoftimi i “Zonjës së Vjetër” për lëndimin e 24-vjeçarit.

“Këtë pasdite Arthur iu nënshtrua një operacioni për të hequr ossifikimin e membranës interozoze të këmbës së tij të djathtë”.

“Operacioni i kryer nga Dr. Piana dhe Dr. Battiston, në prani të zyrtarit shëndetësor të Juventusit Dr. Stefanini në klinikën Fornaca në Torino, ishte i suksesshëm. Koha e rikuperimit është afërsisht 3 muaj”, thuhet në komunikatën e Juventusit. /Lajmi.net/