Operacion i SPAK dhe Antimafias, goditet grupi kriminal i përfshirë në pastrimin e parave

SPAK dhe Prokurorisë Antimafia e Barit, Itali, kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në pastrimin e parave. Sipas të dhënave paraprake, për llogari të këtij hetimi janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat “arrest në burg”. Gjashtë nga masat janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 të tjerat në Shqipëri. Sipas SPAK,…

Lajme

26/05/2026 11:18

SPAK dhe Prokurorisë Antimafia e Barit, Itali, kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në pastrimin e parave. Sipas të dhënave paraprake, për llogari të këtij hetimi janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat “arrest në burg”.

Gjashtë nga masat janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 të tjerat në Shqipëri.

Sipas SPAK, anëtarët e grupit kanë qenë aktivë në transferimin e paligjshëm të parave cash nga Italia në Shqipëri. Hetimet janë zhvilluar përmes një Skuadre të Përbashkët Hetimore të krijuar me koordinimin e Eurojust.

Kreu i këtij grupi dyshohet të jetë Igli Kamberi, i arrestuar në Hungari vitin 2025, si i përfshirë në vrasjen e një berberi 26-vjeçar në Barleta, Itali. Ndërsa në Shqipëri nga ky operacion është arrestuar Ergys Kastrati dhe tre persona të tjerë.