Operacion i fshehtë policor: Arrestohet një zyrtarë i Komunës së Obiliqit

Është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Lajme

28/07/2021 09:17

Rastin e ka lajmëruar në policinë e Kosovës, një femër, që sipas saj, i dyshuari,  zyrtar i gjendjes civile në  komunë e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës.

Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/