Omletë me spinaq në mëngjes për një ditë plot energji
Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.
Lifestyle
Spinaq dhe Vezë – dy burimet më të fuqishme të hekurit dhe proteinave, bazike për mirëqenien e organizmit në një pjatë të vetme në vaktin më të rëndësishëm të ditës: atë të mëngjesit.
Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.
Përbërësit
Dy – tre kokrra vezë
Pak qumësht
Një tas mesatar me spinaq të freskët
Djathë i bardhë i thërmuar
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Pak hudhër (Sipas dëshirës)
Përgatitja
Pastrojmë me ujë të bollshëm spinaqin, e këpusim disa herë me dorë dhe e vendosim në një tigan mesatar të zjejë me ujin e tij për disa minuta derisa uji të avullojë.
Nga ana tjetër, vezët i rrahim në një tas bashkë me qumështin, shtojmë spinaqin e zjerë, kripën dhe piperin.
I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i hedhim në tigan, ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.
Pasi piqet njëra anë e omletës, e kthejmë nga ana tjetër.
Pasi është pjekur nga të dyja anët, e heqim dhe e kalojmë në një pjatancë ku sipër i hedhim djathë të bardhë të thërrmuar dhe sipas preferencës pak hudhër të grirë gjithashtu. /Lajmi.net/