“Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën” – drejtuesi i Gjilanit jep detaje për lojtarin

Drejtori i klubit SC Gjilani, Syart Rrahmani, ka dhënë përditësim për gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Malishevës. Sipas Rrahmanit, Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, ai është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike…

Sport

06/05/2025 19:11

Drejtori i klubit SC Gjilani, Syart Rrahmani, ka dhënë përditësim për gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Malishevës.

Sipas Rrahmanit, Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, ai është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ai do të vëzhgohet më tej nga mjekët dhe është dërguar në QKUK. Ne jemi në Prishtinë qenë pranë tij”, deklaroi Rrahmani për Telegrafin.

Bilalli u lëndua në minutat e fundit të takimit pas një kontakti të ashpër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, por vazhdoi dhe u mbyll 0-0.

Video: