Oktapodi sulmon gjeologun dhe vajzën e tij 2-vjeçare

BBC raport se një gjeolog është sulmuar nga një oktapod, ndërsa ka qenë duke notuar në një nga plazhet e Australisë perëndimore, ku kishte shkuar me pushime.

Fun

02/04/2021 13:53

Në një video që është bërë virale, shihet oktapodi i cili fare pranë bregut godet gjeologun Lance Karlson.

Por nuk mjaftoi me kaq, kjo krijesë erdhi përsëri më vonë pas tij dhe e sulmoi atë në krah, para se ta godiste në qafë dhe pjesën e sipërme të shpinës.

Tentakulat lanë shenja të kuqërremta në lëkurën e tij, të cilat Karlson tha se u zbehën vetëm pasi ai derdhi kola mbi to.

Ish-kujdestari i shpëtimit, tha për median australiane “7News”, se trajtimi i tij i preferuar për pickimet e kafshëve në det është uthulla, por atij nuk ju gjend ky produkt në atë moment. Ndaj vendosi të përdorte kola, pasi sipas tij çdo gjë acidike mund tëtë lehtësojë në këto raste. “Rezulton se funksionon”, tha ai.

Karlson tha se ishte gati të zhytej pranë vendpushimit ku ai dhe familja e tij po qëndronin në Geographe Bay. Ndërsa po futej në det me vajzën 2-vjeçare, ai pa se ishte një oktapod dhe po e filmonte, kur papritmas kafsha hodhi tentakulat në drejtim të tyre.

“Oktapodi u sul nga ne dhe ishte një tronditje e vërtetë,” tha Karlson në komentet me email për agjencinë e lajmeve Reuters.

Më vonë, kur ai hyri në ujë i vetëm, oktapodi e gjeti i erdhi përsëri, e gjeti dhe e goditi.

“Syzet e mia u mjegulluan, uji ishte papritur i turbullt dhe më kujtohet se isha i tronditur dhe i hutuar,” tha ai.