OHTK për projektligjin për rimëkëmbjen: Të premten, shansi i fundit që deputetët të kthjellen

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës tani është shansi i fundit që ky ligj të votohet, sepse jemi në kohë pandemie, rritja e papunësisë është shumë e madhe prandaj ky ligj nuk duhet të jetë më vetëm si deklaratë por menjëherë të hyjë në fuqi.

Lajme

03/12/2020 13:32

“Ky projektligj padyshim që i prek të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjitha bizneset pa përjashtim, dhe përveç që është një lajm shumë i mirë qoftë për bizneset, ekonominë dhe për qytetarët në përgjithësi, miratimi i këtij ligji theksojmë që është i domosdoshëm në këtë kohë pandemie sepse do të shpëtojë shumë biznese, me theks të veçantë bizneset e hotelerisë dhe turizmit si dhe punonjësit e goditur nga pandemia COVID-19”, thuhet në komunikatën e institutit.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës shpreh se me miratimin e plotë të ligjit për rimëkëmbje do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të shumta që kanë pasur bizneset gjatë kësaj kohe, si dhe do të ndahen një sërë ndihmash për bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur më shumë!/Lajmi.net/