Ofendimet e politikanëve, një trend në rritje (Video)

U japin më shumë se votën. Bile idhujt e tyre politik, qytetarët i konsiderojnë sikur njerëz të mençur e intelektual. Kjo pasi që në mesin e tyre ka edhe akademikë.

Lajme

08/09/2015 20:50

Mirëpo, gjuha që kanë filluar të përdorin ata kohëve të fundit nuk përkon as me titujt shkencor e as me opinionin që për ta e kanë qytetarët, njofton Klan Kosova.

Përveq se i hodhi hartën fytyrës, njeriut përgjegjës për demarkacionin me Malin e Zi, Ramush Haradinaj ia dha edhe një epitet në mbledhjen e të hënës së komisionit të parlamentar për punë të jashtme.

Shpërthimi i liderit të AAK-së, nuk u ndal vetëm me përdorimin e fjalës, që komuniteti LGBT e cilëson si gjuhë të urrejtjes.

Në një rast tjetër në Kuvend të Kosovës në organet gjenitale aludoi edhe kolegu i Haradinajt nga Vetëvendosja Fisnik Ismajli.

Reagim që u konsiderua si i pamatur pati edhe shefi i qeverisë së Kosovës.

Akademiku Isa Mustafa, ia dha epitetin e një kafshe ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, pasi aktivistët e këtij subjekti politik u nisën për të protestuar drejt shtëpisë së tij. 

YouTube player