Odegaard zbulon vështirësitë e mëdha te Real Madrid para kalimit te Arsenal

Mesufshori Martin Odegaard pranoi se kishte vështirësi të përshtatej te Real Madrid dhe e gjeti të vështirë të bënte miq para se të kalonte te Arsenal.

Sport

06/10/2021 15:19

Odegaard iu bashkua Realit si 16-vkeçar dhe kaloi pak kohë me ekipin e parë, pastaj u huazua në tre klube të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Norvegjezi pastaj u rikthye në sezonin 2020/21 në ekipin e parë, por nuk arriti të zë pozitën e titullarit nën urdhrat e Zidane, kështu u lejua të huazohet te Arsenal.

Odegaard menjëherë ndikoi në formacionin e Mikel Artetas dhe skuadra londineze arriti ta blejë futbollistin sapo Reali pranoi ta shiste.

Odegaard për TV2 ka folur për këtë kohë të vështirë që kaloi te gjiganti spanjoll.

“Sigurisht, ishin shumë periudha të vështira. Pata eksperiencë me ekipin e parë dhe të dytë. Kam qenë afër më të mirëve dhe mëdhenjve”.

“Më bëri të ndihem më i fortë. Ndjej se duhet ende shumë të rritem. Ishin disa periudha të vështira, por gjithashtu kalova shumë kohë të mirë. Të jesh afër me më të mirët e botës është e veçantë. Kam mësuar shumë”.

“Kur je në nivelin e lartë, nuk është lehtë të bësh miq. Se paku jo kur je i ri dhe vjen nga diku tjetër. Mund të jetë kohë e vështirë. Por, më bëri më të fortë dhe jam shumë i lumtur”.

Kur u pyet për ndryshimin mes dhomës së zhveshjes të Arsenalit dhe Realit, Odegaard u përgjigj “Është shumë larg, mund të them”.

“Mendoj se është sikur në klubet e mëdha. Ajo bëhet pak më e shpërndarë dhe e gjithë kjo”.

“Jam shumë i lumtur aty ku jam tani, një dhomë shumë e bukur dhe një ekip i mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Odegaard është i paprekshëm për momentin në formacionin bazë të Artetas./Lajmi.net/