Odegaard zbulon se Barcelona tentoi të nënshkruante me të, para kalimit tek Real Madrid

Ylli në rritje, Martin Odegaard, ka zbuluar disa detaje interesante nga e kaluara e tij.

Sport

13/12/2019 16:22

Mesfushori norvegjez bënte bujë të madhe qysh nga viti 2015, kur tërhiqte vëmendjen nga gjigantët e futbollit si Real Madrid, Barcelona por edhe skuadra të tjera të mëdha.

Real Madrid ishte skuadra që arriti të siguronte shërbimet e lojtarit, por norvegjezi ka zbuluar se Barcelona synoi shërbimet e tij më parë.

“Kishte disa skuadra që telefonuan babain tim, dhe po, ai udhëtoi drejt Barcelonës një herë, por në fund, ajo nuk ishte lëvizja për mua” ka thënë Odegaard, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se futbolli im do të përshtatej me atë të Barcelonës, por besoj se ashtu ishte edhe me Real Madrid. Ata duan të fitojnë dhe të luajnë stil ofensivë… Më pëlqen futbolli spanjoll ku të gjitha skuadrat janë të forta” shtoi mesfushori.

Kartonin e Odegaard aktualisht e mban Real Madrid, por lojtari luan si i huazuar me Real Sociedad. /Lajmi.net/