Odegaard kryen testet mjekësore te Arsenal, zyrtarizimi çështje orësh

Mesfushori Martin Odegaard ka kryer me sukses testet mjekësore te Arsenal.

Sport

19/08/2021 13:41

Norvegjezi do t’i bashkohet londinezëve për plotë 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e plotë është arritur dje, derisa tani, Odegaard ka kryer edhe testet mjekësore, kështu se paku raporton Sky Sports.

Ndërkohë, transferimi pritet të bëhet sonte (e enjte) zyrtare.

Odegaard do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe pritet të marrë numrin 10 te Arsenal./Lajmi.net/