Odegaard konsideron kalimin te Liverpool

Huazimi i Arsenalit, Martin Odegaard është duke konsideruar kalimin e mundshëm te Liverpool gjatë verës.

Sport

06/04/2021 09:59

Norvegjezi ka kaluar tre muajt e fundit te Arsenal, ngase nuk kishte minuta nën urdhrat e Zinedine Zidane, transmeton lajmi.net.

Reali thuhet se është i gatshëm ta shesë Odegaard, derisa 22-vjeçari ka impresionuar me 14 paraqitje me Arsenalin.

Mikel Arteta ka konfirmuar se “Topçinjtë” do provojnë ta mbajnë mesfushorin, por sipas medias spanjolle, AS, interesim ka shprehur edhe Liverpool.

Odegaard në të kaluarën e ka quajtur Liverpoolin si ‘klubi i ëndrrave’ dhe thuhet se është bërë pishman që ka refuzuar kalimin te “Reds”.

Ndërkohë, “Los Blancos” nuk e lejojnë largimin e mesfushorit nëse nuk paguhen 50 milionë euro./Lajmi.net/