Odegaard konfirmon se edicionin tjetër do luajë te Real Madrid
Mesfushori Martin Odegaard ka konfirmuar se edicionin tjetër do jetë pjesë e Real Madridit.
Sport
Norvegjezi gjashtë muajt e fundit të edicionit 2020/21 i kaloi huazim te Arsenal, skuadër e cila provoi ta blinte, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, me ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti në vend të Zinedine Zidane, gjërat ndryshuan.
Tani, Odegaard për televizionin norvegjez, TV2 ka konfirmuar se do jetë pjesë e “Los Blancos”.
Klubi madrilen ka qenë i qartë se e kanë në projekt për edicionin e ardhshëm./Lajmi.net/