OBSH kërkon më shumë solidaritet në luftën kundër COVID-19

​Gjashtë muaj pas fillimit të pandemisë Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 900 000 persona, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për më shumë unitet ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

Bota

10/09/2020 22:37

“Kur na mungon solidariteti dhe kur jemi të ndarë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për virusin dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ai vazhdon të përhapet”, deklaroi kryesuesi i organizatës në një konferencë, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi nevojë për solidaritet botëror, veçanërisht nga fuqitë e mëdha. Kështu mund ta mposhtim këtë virus”, këmbënguli Ghebreyesus.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, u zotua se në rast të vazhdimit të mungesës së transparencës, do të ngrijë fondet për organin e OKB-së. /Lajmi.net/