Objektivi i Man Utd, Saul Niguez: Do ta njoftoj ekipin e ri brenda tre ditëve

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez ka zbuluar se po shkon drejt një “klubi të ri”, për të cilin thotë se do të tregohet brenda tre ditësh.

Sport

31/05/2020 19:34

Ylli i Spanjës ka qenë prej kohësh i lidhur me Manchester United, ndërsa Arsenali i Mikel Arteta gjithashtu ishte i lidhur me 25-vjeçarin në të kaluarën, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i tij ka ngjallur edhe një herë spekulime se ai mund të shkojë në Premierligë.

Në Twitter, ai postoi një deklaratë ku thuhej thjesht: “Doja të komunikoja diçka të rëndësishme për ju”.

Më poshtë ishte një grafik ku shkruhej: “Klub i ri. Unë do ta njoftoj atë për tre ditë”. /Lajmi.net/