Objektivi i City, Matheus Nunes: Kam kontratë me Sportingun, synoj ta përmbush

Matheus Nunes ka zbehur shpresat e Man City për transferim.

Sport

08/06/2022 15:50

Mesfushori i skuadrës së Sporting Lisbonës, Matheus Nunes ka thënë se ka kontratë me skuadrën e tij dhe synon ta përmbush atë.

Lojtari ka thënë se është i lumtur dhe nuk mendon që të largohet. Ky nuk shkon si lajm i mirë për Man City.

“Synimi im është që ta përmbushi kontratën”, ka thënë Nunes, transmeton lajmi.net.

“Kam kontratë me Sportingun, nuk ka poentë të më transferojnë. Jam i lumtur te Sporting. Liga portugeze është ligë e shkëlqyer”, shtoi ai.

Nunes luan në pozitën e mesfushorit dhe shihet si një nga lojtarët më me potencial në futbollin evropian. /Lajmi.net/