Objekti misterioz me drita shfaqet në qiell, tmerrohen banorët e zonës

Një objekt misterioz me drita ka shokuar banorët në Somerset të Britanisë së Madhe duke aluduar për prezencën e UFO-ve në qiell.

Fun

21/01/2022 13:12

Objekti misterioz u filmua në Warminster, ku në 40 vite janë raportuar raste të shumta të shfaqjes së jashtëtokësorëve dhe për këtë njihet si “kryeqyteti britanik i UFO -ve”, transmeton lajmi.net.

Drita misterioze shfaqet duke lëvizur në qiell.

Të apasionuarit pas teorive konspirative nuk kanë nguruar të thonë se është anije aliene por ka të tjerë që e kanë mohuar këtë gjë në rrjetet sociale.