Obama sot për herë të parë e viziton xhaminë
Për herë të parë në cilësinë e presidentit, presidenti amerikan Barack Obama, sot do ta vizitoj një xhami amerikane, shkruan rel.

Bota
Vizita e tij ka për qëllim mbrojtjen e lirisë fetare në kohën kur është rritur retorike anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara.
Obama pritet ta vizitoj xhaminë e Shoqërisë Islmike në Baltimore, ku ai do të bisedoj me udhëheqësit e komunitetit.
Javën e kaluar, Obama i bë presidenti i parë që ka folur në ambasadën izraelite. Gjatë fjalës së tij në ambasadë, ai paralajmëroj për rritjen e anti-semitizmit në botë.
Gjatë fjalës së tij në Baltimore, Obama pritet ta ketë një mesazh të ngjashëm.
Obama ka bërë thirrje tek amerikanët që të hedhin poshtë komentet anti-myslimane të bëra nga politikanët, më së shumti kohëve të fundit nga kandidati republikan, Donald Trump.
Trump ka bërë thirrje që myslimanëve t’iu ndalohet vizita në Shtetet e Bashkuara. Thirrja e tij ka pasuar sulmin në San Bernardino të Kalifornisë, në muajin dhjetor, ku nga një çift i armatosur kanë mbetur të vdekur 14 persona.