Obama: SHBA kërcënohet nga terrorizmi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka theksuar se kërcënimi më i madh për SHBA-ve, sot vjen nga terrorizmi.

Bota

28/05/2014 19:03

Gjatë fjalimit të tij në Akademinë Ushtarake West Point, Presidenti Obama i ka bërë thirrje Kongresit që ta qojnë përpara fondin anti-terrorizëm prej 5 miliardë dollarësh, raporton REL.

Ky fond sipas presidentit amerikan, do të kontribuoj në ndërtimin e kapaciteteve dhe do të ua lehtësojë vendeve partnere, ballafaqimin me terrorizimin.

Obama ka thënë se në qoftë se është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do të përdorin edhe forcën ushtarake në mënyrë të njëanshme.

Por, presidenti amerikan ka shtuar se forca përdoret vetëm atëherë kur do të shterren të gjitha mundësitë e tjera. 

“Vetëm për shkak se ne e kemi çekanin më të mirë, nuk do të thotë se secili problem është një gozhdë”, ka thënë Obama.