OAK: Nëse Kosova mbyllet përsëri, ekonomia do të kolapsojë

Shefi i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një postim në Facebookun e tij është shprehur se shtetet të cilat po mbyllen prapë kanë siguruar fonde dhe buxhete për të përkrahur sektoret që po goditen nga pandemia.

Lajme

28/10/2020 22:20

Ai ka thënë se Kosova nuk ka as ligj bazik të rimëkëmbjes, shkruan lajmi.net.

Rukiqi tutje thotë se çdo plan për masa kufizuese të reja duhet të përcjellet me zbatimin urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe të sigurohen fonde shtesë për përkrahje të sektoreve më të goditura nga pandemia.

Në fund, shefi i OAK paralajmëron se Kosova mund të shkojë drejt kolapsit ekonomik. /Lajmi.net/ 

Ky është postimi i plotë i tij:

Shtetet qe po mbyllen prape (ne teresi, apo pjeserisht), kane siguruar fonde dhe buxhete per te perkahur sektoret qe po…

Posted by Berat Rukiqi on Wednesday, October 28, 2020