Nxënësi i IMSK-së fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të MMA-së për të rinj

Nxënësi i International Maarif Schools of Kosova, Muhamed Kashtanjeva, ka arritur një sukses të rëndësishëm në Kampionatin Evropian të MMA-së për të rinj, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë -58 kilogramë. Ky kampionat është mbajtur në Loutraki të Greqisë dhe është organizuar nga Global Association of Mixed Martial Arts, ku Kashtanjeva ka përfaqësuar Kosovën…

Lajme

05/05/2026 12:46

Nxënësi i International Maarif Schools of Kosova, Muhamed Kashtanjeva, ka arritur një sukses të rëndësishëm në Kampionatin Evropian të MMA-së për të rinj, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë -58 kilogramë.

Ky kampionat është mbajtur në Loutraki të Greqisë dhe është organizuar nga Global Association of Mixed Martial Arts, ku Kashtanjeva ka përfaqësuar Kosovën përmes Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës.

Suksesi i tij vlerësohet si një arritje e rëndësishme sportive, duke dëshmuar përkushtimin, disiplinën dhe talentin e sportistit të ri.

Nga shkolla është theksuar se ky rezultat përbën krenari për institucionin dhe një motivim për arritje të tjera në të ardhmen. /Lajmi.net/