PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë
Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet nga qytetarët. Me mbledhjen e këtyre nënshkrimeve ata po kërkojnë pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo iniciativë nuk është mbështetje për votë, por për të qenë…
Lajme
Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet nga qytetarët.
Me mbledhjen e këtyre nënshkrimeve ata po kërkojnë pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo iniciativë nuk është mbështetje për votë, por për të qenë pjesë e garës në zgjedhje.
Ai, ka thënë se në këto zgjedhje do të garojnë për të qenë opozitë.
“Kërkesa e njerëzve ka qenë në tri palë zgjedhje radhazi që Partia Socialdemokrate me garu, tani kem vendos me garua, qysh e pat edhe ju mbështetja prej njerëzve për garimin tonë se nuk është mbështetje për votë por është mbështetje për ne që me qenë pjesë e kësaj gare. Është shumë e mirë edhe po pritet me disponim kisha me thënë. Rezultatin zgjedhor do ta vendosin qytetarët e Republikës së Kosovës. Ajo çka ne do të angazhohemi është se Kosovës i mungon opozita, Kosova nuk ka pas opozitë qysh duhet në këto vite të qeverisjes Kurti dhe ne e kemi shprehë tashmë qartë për herë të parë po ndodhë në Kosovë, ne ekskluzivisht po garojmë për të qenë opozitë në mandatin e ardhshëm. Pra, ne nuk do të jemi pjesë e qeverive por do të garojmë për ulëse të opozitës”, ka deklaruar Molliqaj.I pari i PSD-së, ka shtuar se opozitën që mund ta bëj kjo parti, është më e afërta që i nevojitet Kosovës, Ekonomiaonline.
“Besoj që opozitën që ne mundemi me bë është më e afërta e asaj që i vyn Kosovës…Ajo që unë mundem me thënë është që unë besoj thellësisht që Kosova ka pas opozitë të gabuar edhe në kuptimin konceptual edhe të qasjes. Rezultati është pa, besoj se i vyn Kosovës, opozitë tjetër, do të ishim në pozicione të tjera sikur opozita të ishte në pozicione të tjera, nuk është problemi jonë, problemi është i tyre që ata e kanë majtë këtë pozicion, ne jemi në garë me të gjithë tash, jemi në garë edhe me Vetëvendosjen, edhe me PDK-në, edhe me LDK-në edhe me të tjerët, prandaj ne e kemi pozicionin tonë ekskluziv”, ka shtuar Molliqaj.