Ymeri: Lehonat ende pa pagën e 13-të, institucionet të veprojnë

Ish-deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me mungesën e pagës së 13-të për lehonat, duke thënë se ende po pranon ankesa nga qytetaret për këtë çështje, pavarësisht shpërndarjes së Kuvendit. Në një postim publik, ajo ka theksuar se zgjidhja institucionale mbetet e njëjtë, ku fillimisht duhet kërkuar nga vendi i punës që ankesa…

Lajme

05/05/2026 13:48

Ish-deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me mungesën e pagës së 13-të për lehonat, duke thënë se ende po pranon ankesa nga qytetaret për këtë çështje, pavarësisht shpërndarjes së Kuvendit.

Në një postim publik, ajo ka theksuar se zgjidhja institucionale mbetet e njëjtë, ku fillimisht duhet kërkuar nga vendi i punës që ankesa të adresohet zyrtarisht në Ministrinë e Financave.

“Megjithatë, duke parë që kjo procedurë shpesh po ngec, ju inkurajoj që t’i drejtoheni Ministrisë edhe vetë, sidomos nëse vëreni neglizhencë nga punëdhënësi juaj”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka shtuar se është e gatshme të ofrojë udhëzime dhe ndihmë për procesimin e ankesave, duke kërkuar që qytetaret të kontaktojnë pa dhënë të dhëna sensitive personale.

“Do të bëj aq sa kam mundësi dhe hapësirë që ky shqetësim të adresohet dhe secila prej jush të marrë pagën e premtuar”, ka theksuar ajo. /Lajmi.net/