Nuredin Lushtaku flet për kandidimin e Bekim Jasharit në Skënderaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku ka thënë se e mirëpret kandidimin e Bekim Jasharit për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lajme

22/08/2017 19:09

Lushtaku tha për KALLXO.com se do ta mbështesë deri në fund djalin e heroit kombëtar Hamëz Jasharit.

“E mirëpres kandidimin e Bekim Jasharit dhe e përkrahi atë deri në fund”, tha Lushtaku.

Megjithëse nuk është konfirmuar nga vet Jashari, dje gjatë ditës është raportuar se ai do të kandidojë për Kryetar të Komunës së Skenderajit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Sami Lushtaku gjatë ditës për lajmi.net e ka konfirmuar se PDK-ja nuk do të dalë me ndonjë kandidat për kryetar të Skënderajt, duke e përkrahur kështu Bekim Jasharin.