Nura: Sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ ishte për keqardhje, kërkojmë nga Memli Krasniqi t’i lirojë nga detyra
Fadil Nura, apo Kryetari aktual i Skenderajt ka thënë se anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor përfaqësojnë PDK-në, por se sjellja e tyre aktuale ka qenë për keqardhje e në kundërshtim me interes e partisë. Nura tha se në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të partisë, e të…
Lajme
Fadil Nura, apo Kryetari aktual i Skenderajt ka thënë se anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor përfaqësojnë PDK-në, por se sjellja e tyre aktuale ka qenë për keqardhje e në kundërshtim me interes e partisë.
Nura tha se në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të partisë, e të reagojnë ndaj fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Vetëvendosjes në mbledhjet e KQZ-së, këta anëtarë kanë dështuar të mbrojnë dinjitetin dhe qëndrimet politike të partisë, transmeton lajmi.net.
“Për këto arsye, kërkojmë nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për t’i liruar nga detyra këta dy anëtarë të KQZ-së dhe për t’i zëvendësuar me përfaqësues të tjerë me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”,deklaroi.
Postimi i plotë:
Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës në tërësi.
Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të shumë anëtarëve tanë në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe të integritetit zgjedhor, vlerësojmë se sjellja e dy përfaqësuesve aktualë të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë.
Në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të reagojnë ndaj fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjet e KQZ-së, këta anëtarë kanë dështuar të mbrojnë dinjitetin dhe qëndrimet politike të partisë. Sjellje të tilla dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës në një institucion të rëndësishëm siç është KQZ-ja.
Për këto arsye, kërkojmë nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për t’i liruar nga detyra këta dy anëtarë të KQZ-së dhe për t’i zëvendësuar me përfaqësues të tjerë me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/