Nuk sulmohet Universiteti duke u thirrur në emër të UÇK-së

Naim Maloku, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kritikuar protestën e Organizatave të Lutës të cilët po kërkojnë regjistrimin pa provim pranues të 1000 studentëve në Universitetin e Prishtinës. 

Lajme

04/12/2014 16:31

Maloku përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se për familjarët e këtyre kategorive, duhet kërkuar bursa dhe kushte tjera, por jo që provimet, siç është edhe ai për pranim në universitet, të kalohen pa dije.

Reagimi i plotë i Naim Malokut:

Boll ma!

Nuk keni të drejtë që në emër te Dëshmorëve te Kombit, Invalidëve të luftës dhe Veteranëve të sulmoni institucionet e Vendit e aq më pak Universitetin …

Nuk keni te drejte që në emër të gjakut të derdhur për liri të përlesheni me Policinë e Shtetit….

Kërkoni kushte më të mira jetese për familjar…bursa dhe strehim për fëmijët e atyre të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për liri…provimet, edhe ai pranues, duhet kaluar me dije.